Çdo fundvit, BBC publikon një listë me 15 këngëtarët më premtues të muzikës britanike. Një juri e përbërë prej DJ-ve dhe producentëve më të mëdhenj britanikë përzgjedh 15 ‘yjet e ardhshëm’ të muzikës për vitin që vjen.
Këtë fundvit në listën e ‘BBC Sound Of 2016’ është përfshirë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa (foto 2). E lindur në Londër, ajo është kthyer në Kosovë në moshën 13-vjeçare, por për të ndjekur ëndrrën e saj ata janë rikthyer në Britani.
Dua Lipa ka ndjekur studimet në shkollën e teatrit ‘Sylvia Young Theatre School’, për aktrim. Ajo është përzgjedhur në 2013-ën si zëri promovues i X Factor UK, duke u shfaqur në spotin reklamues zyrtar të kësaj gare. Ajo ka qenë shumë active gjatë këtij viti, duke publikuar këngë si ‘New Love’, apo ‘Be The One’, që është kthyer në një hit. ‘Ajo është rritur artistikisht me David Boëie-n dhe Bob Dylan-in’, shkruan BBC.
Përveç karrierës muzikor, Dua Lipa ka nënshkruar një kontratë ‘Next Model Management’, një agjenci me shumë ndikim në industrinë e modelingut. Këngët e para të Dua Lipës, të publikuara në vitin 2012 tërhoqën vëmendjen e menaxherëve të Lana Del Rey-t, të cilët i ofruan një kontratë. Ajo pati mundësinë të punonte me Emile Haynie, producent i Eminem, Bruno Mars dhe Lana Del Rey. BBC shkruan se Dua Lipa ka ‘Një zë të tymtë dhe një pamje joshëse; ajo duket dhe tingëllon si një yll i ardhshëm i pop-it’.