Telegrafi

“BBC Radio 1 Teen Awards” bën bashkë Dua Lipa e Rita Oran

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BBC Radio 1 Teen Awards” bën që këngëtaret e njohura me origjine shqiptare më në fund ndajnë të njëjtën skenë.

Ato do të këndojnë më 22 tetor dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar nëpërmjet statuseve në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Rita Ora është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare në skenën ndërkombëtare, e cila u bë edhe shqiptarja e parë që ishte pjesë në një juri të një talent show si ai i “X Factor” në Angli.

Nga ana tjetër edhe Dua Lipa gjithashtu është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila edhe përpara fillimit të karrierës së saj si këngëtare, ishte e njohur në industrinë e muzikës, për tekstet që shkruante për yjet e njohura.

Mbetet të shihet si do të presin ato njëra-tjetrën në skenën e BBC 1 Teen Awards. /Telegrafi/