Site icon Telegrafi

BBC me dokumentar për Serbinë, vendin që e mbështetë pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Teksa afrohet përvjetori i parë i fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, shumica e njerëzve në pothuajse të gjitha shtetet evropiane janë kundër luftës, me një përjashtim të dukshëm.

Serbia ka qenë aleat i Rusisë për një kohë të gjatë, kjo më së shumti prej lidhjeve të afërta politike dhe ekonomike.

Thuhet se më shumë se 70 për qind e serbëve e mbështet Moskën ndaj Kievit, transmeton Telegrafi.

Në muret e Beogradit, kryeqytetin e vendit, mund të shihen grafiti pro-rus, përderisa dyqanet e suvenireve shesin mallra me figurën e presidentit Putin e gjithashtu edhe simbole pro-luftës.

Por, nga vjen kjo lidhje? A janë lidhje historike mes dy kombeve sllave dhe ortodokse, a është ndonjë lidhje “realpolitike” apo ka diçka më tinëzare në këtë lojë mes tyre?

Në bashkëpunim me Njësinë e Shërbimit Botëror të Hetuesisë, korrespondenti ndërkombëtar i BBC Newsnight, Joe Inwood udhëtoi në Serbi për ta kryer hetimin e tij.

Për më tepër mund ta shikoni videon e plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version