Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez janë bashkuar te Barcelona në sezonin 2014/15 dhe deri tani kanë shënuar 302 gola.
Që prej kësaj kohe Blaugranat kanë zhvilluar 151 ndeshje dhe kanë shënuar 427 gola, ndërsa MSN i ka shënuar 302 prej tyre.
Por treshja BBC që përbehet nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema te Real Madridi kanë shënuar më shumë.
Treshja e Los Blancos ka shënuar 330 herë në 199 ndeshje.
Lojtarët e Reali kanë luajtur më shumë mes vete, pasi kjo treshe është bashkuar më herët. 48 ndeshje më shumë kanë BBC.
Nga 330 gola të BBC, Ronaldo i ka shënuar 180, Benzema vjen me 85, ndërsa Bale 65.
Te Barcelona prinë Messi me 125 në 121 ndeshje, Suarez ka 100 dhe Neymar 77.
Me përqindje i bie se treshja e Real Madridit i ka shënuar 60% të golave të mbretërve, për dallim nga ajo e Barcelonës që ka shifër më të lartë me 71 për qind. /Telegrafi/