Site icon Telegrafi

Bayerni vë në shitje dy super yjet

Bayern Munich të shtunën ka festuar edhe zyrtarisht titullin për këtë edicion në Bundesliga.

Por pas përfundimit të Bundesligas, kampioni gjerman ka filluar të mendojë për përforcimet e mundshme dhe largimet nga skuadra.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Bild Sport’, Bayern ka nxjerrë në shitje dy yje.

Fjala është për anësorin brazilian Douglas Costa i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Costa gjithashtu nuk ka qenë i preferuar nga trajneri italian Carlo Ancelotti dhe ka kërkuar largimin.

Për ta lënë të lirë Costan, Bayern kërkon së paku 35 milionë euro, ndërsa skuadrat e interesuara për të janë Liverpool dhe Juventus.

Ndërkohë emri tjetër që do të largohet nga ‘Rekordmenët’ është mesfushori portugez Renato Sanches.

Sanches u transferua në ‘Allianz Arena’ nga Benfica me shumë bujë por ai ka dështuar të tregojë aftësitë e tij.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e portugezit është gjiganti francez Olympique Marseille.

Edhe nga shitja e mesfushorit të talentuar Bayerni synon të fitoj së paku 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version