Site icon Telegrafi

Bayerni do ta huazojë përsëri Sanchesin

SINGAPORE - JULY 27: Renato Sanches #35 of FC Bayern Muenchen arrives during the International Champions Cup match between FC Bayern Munich and FC Internazionale at National Stadium on July 27, 2017 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Renato Sanches nuk do të mbetet te Bayerni për stinorin e ri.

Mesfushori i talentuar portugez i rikthye tek gjiganti gjerman pas një huazimi një vjeçar te Swansea.

Por aventura e tij në kampionatin anglez nuk shkoi siç dëshiroi ai pasi vuajti për tu përshtatur me futbollin anglez.

Sanches është rikthyer në klub dhe pati paraqitje mjaftë të mira në fazën përgatitore.

Renato Sanches sa ishte i huazuar te Swansea City (Getty Images)

Pavarësisht ndeshjeve të mira dhe golave të shënuar, trajneri Niko Kovac ka vendosur që ta huazojë edhe për një vit portugezin.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk, tek gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce.

Klubi turk është i gatshëm të paguajë një tarifë prej 2,5 milionë euro për huazimin një vjeçar të lojtarit.

Ylli portugez pati disa paraqitje të mira në fazën përgatitore me Bayernin (Getty Images)

21-vjeçari pritet ta kompletojë huazimin e tij tek Fenerbahce në fillim të javës së ardhme. /Telegrafi/

Exit mobile version