Site icon Telegrafi

Bayerni synon Griezmannin e Dybalan për sezonin e ri

Antoine Griezmann dhe Paulo Dybala janë dy objektivat kryesore të Bayern Munichut për afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

Presidenti i klubit, Uli Hoeness, ka deklaruar se kampionët e Bundesligas do të ruajnë buxhetin e tyre këtë vit.

Kjo pasi drejtuesit e klubit bavarez synojnë të nisin oferta të mëdha për lojtarë të kalibrit të lartë para sezonit 2019-20.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bayern Munichut

Sipas mediumit gjerman Bild, Bayerni ka identifikuar Griezmannin e Atletico Madridit dhe Dybalan e Juventusit si objektivat e tyre kryesor për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Paulo Dybala (Getty Images)

Fituesi i Kupës së Botës me Francës, Griezmann, vetëm këtë vit nënshkroi një marrëveshje të re me Atleticon dhe transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Antoine Griezmann (Getty Images)

Në anë tjetër, argjentinasi Dybala është i kontraktuar me kampionët aktual të Serie A deri në vitin 2022.

Lexo po ashtu Kovac: Lewandowski dëshiron të largohet, por ne nuk duam ta shesim

Megjithatë, mbetet të shihet deri në verën e ardhshme se sa do të ia arrij Bayerni t’i përmbush objektivat.

Në rast transferimi të kësaj dyshe, Bayerni sigurisht që do të heq dorë nga Robert Lewandowski, i cili ka shprehur disa herë dëshirën për largim. /Telegrafi/

Exit mobile version