Telegrafi

Bayerni synon Donnarumman si zëvendësues të Neuerit, në listë edhe Ter Stegen dhe Arrizabalaga

Portieri i talentuar italian i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munichut.

Bayern Munich është në kërkim të gjermani Marc-Andre Ter Stegen ose italianit Donnarumma të Milanit nëse shtyhet lëndimi i portierit Manuel Neuer.

Portieri i tyre pritej të kthehej në janar pas thyerjes së këmbës, por raportet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se Neuer nuk do të jetë në dispozicion deri në muajin mars.

Lexo po ashtu Neuer rrezikon të mungojë edhe gjashtë muaj shtesë

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Sven Ulreich nuk është impresionues me paraqitjet e tij deri tani dhe Bayerni janë të gatshëm të investojnë në një portier gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.

Portieri i Barcelonës, Ter-Stegen

Zgjedhja e parë do të ishte portieri gjerman, Ter Steger, por Barcelona nuk do të ishte e gatshme të shiste dhe sigurisht jo në mes të sezonit.

Portieri i Bilbaos, Kepa Arrizabalaga

Një tjetër emër në listë është Donnarumma, sensacioni 18-vjeçar që sapo ka nënshkruar një kontratë të re në Rossonerët.

Megjithatë, një kandidat më i mundshëm është edhe Kepa Arrizabalaga i Athletic Bilbaos. /Telegrafi/