Portieri i talentuar italian i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munichut.
Bayern Munich është në kërkim të gjermani Marc-Andre Ter Stegen ose italianit Donnarumma të Milanit nëse shtyhet lëndimi i portierit Manuel Neuer.
Portieri i tyre pritej të kthehej në janar pas thyerjes së këmbës, por raportet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se Neuer nuk do të jetë në dispozicion deri në muajin mars.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Sven Ulreich nuk është impresionues me paraqitjet e tij deri tani dhe Bayerni janë të gatshëm të investojnë në një portier gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
Zgjedhja e parë do të ishte portieri gjerman, Ter Steger, por Barcelona nuk do të ishte e gatshme të shiste dhe sigurisht jo në mes të sezonit.
Një tjetër emër në listë është Donnarumma, sensacioni 18-vjeçar që sapo ka nënshkruar një kontratë të re në Rossonerët.
Megjithatë, një kandidat më i mundshëm është edhe Kepa Arrizabalaga i Athletic Bilbaos. /Telegrafi/