Telegrafi

Bayerni rivalizon Realin dhe Liverpoolin për Camavingan, gati oferta e lartë për francezin

Bayern Munich është futur fuqishëm në garë për transferimin e Eduardo Camavingas.

Talenti i madh francez ka bërë shumë skuadra të mëdha për vete falë paraqitjeve fantastike në dy vitet e fundit me fanellën e Stade Rennes.

18-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka bërë një vend edhe në Kombëtaren e Francës.

Real Madrid dhe Liverpool janë vënë prej kohësh pas tij, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Bayern Munichu.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është duke tentuar transferimin e lojtarit pasi do të ketë largime në verë si të Javier Martinez apo Davide Alaba.

Gjithnjë sipas prestigjiozes franceze France Football, Bayern Munich është duke planifikuar të dërgojë një ofertë prej 75 milionë euro për yllin e ri francez.

Mesfushori defensivë, Camavinga këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje me Rennes, ku ka të shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Përveç skuadrave të lartëpërmendura, interesim për të kanë shprehur edhe Manchester United, Chelsea e Barcelona. /Telegrafi/