Site icon Telegrafi

Bayerni po i bën presion Araujos dhe Barcelonës për ta pranuar ofertën

Bayern Munich nuk po heq dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit uruguaian Ronald Araujo.

Thomas Tuchel a ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit për ta përforcuar repartin defensivë.

Bavarezët janë duke i bërë presion Araujos që të pranojë ofertën e tyre pasi janë të bindur se Barcelonën mund ta bindin për ta lejuar largimin e uruguaianit.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand këshillon Araujon të mos transferohet tek Man United

Plani i Bayernit për Araujon është i njëjtë si për Sadio Manen dhe Harry Kanen, duke i bërë presion të madh lojtarëve.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport në Gjermani, drejtuesit e Bayernit janë të bindur se Barcelona do ta lejoj largimin e Araujos për shkak të krizës financiare.

Lexo po ashtu "Tuchel telefonon Araujon" dhe i tregon se ku do të luajë te Bayern Munichu

Rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për transferimin e Araujos në Allianz Arena qysh në afatin kalimtar të janarit.

Vet lojtari ndihet i lumtur te Barcelona, por një ofertë e mirë financiare për katalunasit mund të bëj që ai të vazhdoj karrierën në Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version