Telegrafi

Bayerni futet në garë për Ben Arfan

Hatem Ben Arfa vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi francez ka shkëlqyer këtë edicion me Nicen në kampionatin francez, duke shënuar 22 gola.

Forma e mirë e tij ka bërë që pas t’i vihen shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa më e fundit është Bayern Munich.

Mediat në Gjermani kanë shkruar se Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e francezit në ‘Allianz Arena’, pasi lojtari i përshtatet skemave të tij.

Gjithsesi për ta blerë Ben Arfan nga Nice, Bayern duhet të ofrojë rreth 20 milionë euro.

29-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Liverpool, PSG, Milan, Inter dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/