Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele ka përfunduar në radarin e gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Dembele u transferua gjatë verës së kaluar te Barcelona nga Borussia Dortmund për një shifër që kaloi shifrën e 100 milionë eurove.
Talenti francez llogaritej nga drejtuesit e klubit spanjoll si një zëvendësues adekuat për të larguarin Neymar.
Megjithatë, talenti francez dështojë të tregojë veten shkaku edhe i një lëndimi, i cili e mbajti gjatë jashtë fushave.
Por, skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë pasi shumë gjigantë evropianë e duan në radhët e veta Dembelen.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Bayern Munich është skuadra e fundit që i është bashkuar gjahut për anësorin francez.
Bayern Munich është i interesuar të ripërtërij krahët e sulmit dhe thuhet se ka gati 100 milionë euro për ish-yllin e Dortmundit.
Përveç Bayernit, interesim për Dembelen kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Liverpooli e Arsenali dhe francezët e Paris Saint-Germain. /Telegrafi/