Telegrafi

Bayern Munich do ta testojë Real Madridin me një ofertë për Rudigerin

Real Madrid nuk ka shumë zgjidhje në qendër të mbrojtjes, pasi që për momentin Eder Militao është jashtë pas një dëmtim në gju dhe vetëm David Alaba, Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez janë në dispozicion.

Kjo listë mund të zvogëlohet më tej pasi Defensa Central ka raportuar se trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel është shumë i etur për të nënshkruar me Rudiger.

Tuchel e konsideron 30-vjeçarin si një përshtatje të përsosur për sistemin e tij dhe ai e dëshiron atë si një zëvendësues të Matthijs de Ligt, i cili nuk pëlqehet nga trajneri.

Bayern Munich mund të testojë vendosmërinë e Real Madridit me një ofertë prej 30 milionë euro në janar.

Nuk është e qartë nëse kjo ofertë do të mjaftonte që Florentino Perez të vendosë të shesë Rudiger, por nëse ai largohet, një zëvendësim do të ishte absolutisht i nevojshëm.

Lexo po ashtu 'Nëse nuk e bëj, do të jetë një dështim': Antonio Rudiger zbulon synimin e tij kryesor te Real Madridi

Rudiger pati një fillim të vështirë në Real Madrid pasi u bashkua nga Chelsea në verën e vitit 2022, por ai është përmirësuar në gjashtë muajt e fundit.

Ai aktualisht është titullar nën drejtimin e Carlo Ancelotti, i cili nuk do të lejojë që mbrojtësi gjerman të shitet në asnjë rrethanë. /Telegrafi/