Për gjigantët si Barcelona, Manchester City dhe Real Madrid, emri i Joshua Kimmich mund të bëhet lojtar kyç në tregun e transferimeve në vitin 2025.
Me kontratën e tij që skadon në verë, mesfushori i gjithanshëm tashmë është i vetëdijshëm për synimet e Bayern Munich për të shmangur një sagë të zgjatur.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, bavarezët i kanë vendosur një ultimatum yllit të tyre, duke i kërkuar që të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fillim të janarit.
🚨🆕 FC Bayern are demanding a clear indication from Joshua #Kimmich about his future as early as the beginning of January.
This was the club’s stance heading into the winter break, and the 29y/o is informed.
His contract expires at the end of the season, and Bayern are keen… pic.twitter.com/yCjko22TNr
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) December 23, 2024
Klubi do të bëjë gjithçka për të siguruar maestron e mesfushës, por ata janë të etur për të zgjidhur sa më shpejt dilemën e Kimmich.
Kimmich ka dhjetë vjet që është te Bayern Munich kur u transferua nga RB Leipzig në vitin 2015.
Ai është lojtar i rregullt edhe në Kombëtaren e Gjermanisë, ku ka zhvilluar plot 97 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/