Site icon Telegrafi

Bastisen katër lokacione në veri, arrestohen dy të dyshuar për shpërndarje të pamfleteve që thërrisnin për rezistencë

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohen për shpërndarje të fletushkave dy ditë më parë, që nxisnin urrejtje dhe thërrisnin për rezistencë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, thotë për Telegrafin se të dyshuarit janë të moshës 46 dhe 53-vjeçarë, derisa  i dyshuar i tretë është në kërkim.

Ai thotë se gjatë aksionit janë bastisur katër lokacione.

Elshani ka shtuar se personat e ndaluar janë në fazën e intervistimit, dhe se sipas tij, ajo se çfarë do të ndodhë me ta do të vendoset pas intervistimit të prokurorit.

Lexo po ashtu Fletushkat në veri, hapet rast për "Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes"

“Sot gjatë orëve të pasdites kemi bastis 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndalu dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera Të dyshimtët e ndaluar G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, ka thënë Elshani./Telegrafi/

Exit mobile version