Site icon Telegrafi

Bashkimi Evropian ndalon tregtinë e armëve me Rusinë – pjesë e pakos së re të sanksioneve kundër Kremlinit

Vendet anëtare të BE-së dy ditë më parë kanë ndaluar tregtinë e armëve me Rusinë, në kuadër të pakos më të re të sanksioneve kundër Kremlinit.

Megjithatë, një vendim i tillë po vjen në pas gjashtë javëve kur filloi pushtimi rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ndalesa më e re e importimit dhe eksportimit të armëve përfshinë dërgesat e drejtpërdrejta apo indirekte, importimin apo shitjen e armëve, municionin, pajisje të mjeteve ushtarake si dhe pjesë rezervë në Rusi.

Lexo po ashtu Një varrezë tjetër masive me dhjetëra civilë ukrainas të vrarë, zbulohet në një fshat pranë Kievit

Ndalimi mbështet edhe në shërbime tjera sa i përket tregut të pajisjeve ushtarake dhe të armëve. Është ndaluar edhe financimi i aktiviteteve ushtarake me Rusinë, përmes granteve, huave, sigurimit dhe garancive.

E një kërkesë e tillë vinte vazhdimisht edhe nga Kievi, që u kërkonte vendeve anëtare të BE-së të mbyllin çdo derë me Rusinë e cila filloi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version