Telegrafi

Bashkimi Evropian miraton raundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian miratoi të enjten një raund të pestë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, sipas Presidencës Franceze të Këshillit të Evropës.

Masat e reja përfshijnë ndalimin e importeve të qymyrit rus si dhe embargon ndaj eksporteve të armëve në Rusi.

Ai përfshin gjithashtu mbylljen e porteve të BE-së për anijet ruse dhe ndalimin e eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Moskë, raporton cnn.

Teksti ligjor që përfshin emrat e “oligarkëve, aktorëve të propagandës ruse, anëtarëve të aparatit të sigurisë dhe ushtarake dhe subjekteve në sektorin industrial dhe teknologjik” do të publikohet zyrtarisht të premten.

Ndryshe, Rusia sot është përjashtuar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/