Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri.
Zaimina, e cila ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda.
“Black out” titullohet kënga, të cilën dyshja do ta sjellë të realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit kanë filluar, transmeton Telegrafi.
Kënga është e punuar nga Elgit Doda dhe Big Basta dhe pritet të konkurrojë me bashkëpunimet e shumta ‘hite’ këtë verë. /Telegrafi/