Site icon Telegrafi

Bashkëlojtari i Ronaldos, Luiz Gustavo pranon se prania e superyllit i vështirëson punët për Al-Nassr

(Foto: Getty)

Bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Luiz Gustavo, ka pranuar se prezenca e superyllit portugez po i vështirëson punët për Al-Nassr.

Pesë herë Topi i Artë e kompletoi kalimin marramendës në Arabinë Saudite, pasi e kishte ndërprerë bashkëpunimin me Manchester Unitedin, duke pranuar një ofertë mega-milionëshe në Lindjen e Mesme.

38-vjeçari nuk ka arritur të ketë ndikimin e menjëhershëm që pritej në Riad, ndërkohë që golin e vetëm zyrtar e shënoi nga pika bardhë.

Lexo po ashtu Përgjigja e Ozil në stilin e Ibrahimovic kur pyetet për kohën kur ka luajtur me Ronaldon

Gjatë kohës sa ai është pjesë e klubit, Al-Nassr e ka fituar një lojë dhe një tjetër ka barazuar në ligë, derisa është eliminuar prej Superkupës Saudite nga Al-Ittihad.

(Foto: Getty)

Ish-futbollisti i Bayern Munichut dhe Brazilit, Luiz Gustavo, është i entuziazmuar që luan krahas CR7, mirëpo në një intervistë për RT Arabic ka folur për problemet që mund t’i sjellë një figurë e tillë ikonike.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo gjen golin e parë në Superligën e Arabisë Saudite

“Padyshim që prania e Cristianos e bën të vështirë për ne, sepse të gjitha skuadrat duan të luajnë kundër tij në formën sa më të mirë të mundshme dhe ai u jep motivim të gjithëve (kundërshtarëve”, është shprehur braziliani.

Në anën tjetër, Gustavo i ka përmendur edhe dobitë që i sjell Ronaldo: “Prania e tij te Al-Nassr i jep një avantazh të madh grupit, sepse ne mësojmë prej tij çdo ditë, duke pasur parasysh aftësitë e mëdha që i posedon, si teknikisht ashtu edhe fizikisht. Cristiano Ronaldo është krijuar për sfida dhe gjithmonë ka sukses në to. Dhe të gjithë këtu presin atë që do ta bëjë. Ai tashmë ka shënuar golin e parë dhe për këtë arsye është çliruar nga presioni”. /Telegrafi/

Exit mobile version