Romelu Lukaku është zyrtarizuar si lojtar i Interit për sezonin 2022/2023, ku ka kaluar nga Chelsea.
Lajmi u konfirmua përmes një videoje të përbashkët me presidentin e Nerazzurrëve, Steven Zhang, në zyrat e klubit zikaltër.
Sulmuesi belg ishte shitur te Blutë në verën e kaluar, mirëpo nuk i arriti pritshmëritë dhe kërkoi të rikthehej në Giuseppe Meazza, ku pati suksesin më madh të karrierës së tij.
👀🖤💙#FORZAINTER pic.twitter.com/T18spEjNat
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 29, 2022
“Jam kthyer, zemër… Jam shumë i lumtur”, ka thënë Lukaku në bashkëbisedimin me presidentin e klubit.
“Pra, do të shënojmë shumë gola në San Siro?”, ka thënë Zhang, derisa 29-vjeçari ia ka thyer: “Për këtë jemi këtu”.
“A është ky një premtim?”, ka pyetur tutje presidenti. “Unë i mbaj premtimet e mia”, ia ka kthyer Lukaku, për ta përfunduar me “Forca, Inter”.
Lajmin e rikthimit e ka konfirmuar edhe klubi i Chelseat përmes një kumtese zyrtare, ku thuhet se ai do ta kalojë sezonin 2022/2023 si huazim te Interi. /Telegrafi/
Romelu Lukaku will spend the 2022/23 campaign with Inter Milan after completing a season-long loan. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 29, 2022