Site icon Telegrafi

Bartomeu ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix – Atletico refuzoi mundësinë, por ofroi dy lojtarë tjerë

Vetëm disa ditë para eliminimit katastrofik të Barcelonës nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, Josep Maria Bartomeu i bëri një propozim befasues Atletico Madridin për shkëmbimin e dy lojtarëve.

Sipas gazetës Marca, presidenti i Barcelonës ofroi Griezmannin te ish-klubi i tij në një marrëveshje të shkëmbimit që do të kishte parë Joao Felix të shkojë në drejtim të kundërt.

Ky medium shton se Atletico nuk ishte i interesuar për ofertën, dhe vendosi të refuzojë propozimin e Bartomeut.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët më të vlefshëm në La Liga

Bartomeu ishte i gatshëm të hiqte dorë nga nënshkrimi i tij i madh nga vera e kaluar, një gjë që shqetësoi shumë ‘senatorët’ e klubit, pasi ata donin që Neymar të kthehej.

Është vetëm një shembull tjetër i menaxhimit kaotik dhe të çrregullt që Bartomeu ka treguar në krye të klubit, dhe përsëri tregoi se administrimi i parave është përparësia e tij.

Griezmann fiton 18 milionë euro në sezon, ndërsa Joao Felix fiton vetëm 3.5 milion euro neto në vit.

Atletico ofroi dy lojtarë tjerë në shkëmbim

Presidenti i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin nuk i duhej shumë kohë për të menduar për ofertën, pasi menjëherë refuzoi atë pasi Joao Felix është një lojtar që ai e ka mbështetur personalisht te Atletico.

Por, ai është akoma i hapur për të kërkuar një rikthim të mundshëm për Griezmann, duke e ditur që sezoni i tij i parë në Kataluni nuk shkoi mirë dhe ai luftoi të gjente formën e tij te Barcelona.

I pari i Atleticos thuhet se ofroi lojtarë si Thomas Lemar dhe Diego Costa në këmbim të Griezmannit, por përgjigja e Bartomeut ishte e njëjta me përgjigjen fillestare të Gil Marin.

Partey dhe Diego Costa

Griezmann tani është i pa transferueshëm

Shtatë lojtarë ishin regjistruar nga klubi si të pa-shitshëm për asnjë çmim këtë verë, me Griezmann bashkë me Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen, Ansu Fati, Clement Lenglet, Nelson Semedo, Ousmane Dembele.

Lexo po ashtu Koeman e ka njoftuar Griezmannin se do të jetë lojtar kyç në projektin e tij

Largimet e mundshme të Luis Suarez dhe Messi do të ndryshojnë rolin e Griezmann masivisht dhe ai do të bëhet edhe më i spikatur nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman.

Gazeta franceze L’Equipe zbuloi të enjten se holandezi ia bëri të qartë sulmuesit se ai do të ketë rol kyç në skuadër këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version