Site icon Telegrafi

Bartomeu flet hapur: E di që Neymar dëshiron të largohet nga PSG, jemi takuar me Atleticon për Griezmannin

Josep Maria Bartomeu. (Photo by Alex Capaeros/Getty Images)

Neymar Jr dhe Antoine Griezmann janë dy dëshirat e mëdha të Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Kampionët e Spanjës synojnë transferimin e dy sulmuesve të rrezikshëm për ta kompletuar katërshen me Lionel Messin e Luis Suarezin.

E për këtë dy futbollistët ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

“Për Neymarin e di që dëshiron të largohet nga PSG dhe vetëm kaq mund të them momentalisht”, deklaroi numri një i Barcelonës.

Presidenti i gjigantit katalunas ka konfirmuar se kanë pasur një takim me Atleticon për transferimin e sulmuesit francez Antoine Griezmann.

“Mund ta konfirmojë vetëm se dje kemi pasur një takim me Atleticon për Griezmannin, të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh numri një i Barcelonës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Krejt në fund presidenti i Barcelonës ka thënë se e di se ku do të luaj De Ligt edicionin e ri.

“Sa i përket De Ligt unë e di ku do të luaj vitin tjetër, por nuk mund ta zbuloj”, përfundoi Bartomeu. /Telegrafi/

Exit mobile version