Milani ka dështuar që të zë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Kësisoj Rossonerët do të luajnë në Ligën e Evropës edicionin e ardhshëm, por synojnë të ndërtojnë një ekip të denjët për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.
Objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës mbetet mesfushori italian Nicolo Barella që ka shkëlqyer me Cagliarin.
22-vjeçari ka bërë një edicion mjaftë të mirë duke shënuar një gol dhe duke bërë katër asistime, ndërsa është bërë edhe pjesë e rregullt e formacionit bazë te Kombëtarja e Italisë.
Rossonerët janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e Barellas në San Siro.
Por Milani për të arritur te Barella duhet ta mposht konkurrencën e Romës, Arsenalit dhe Chelseat. /Telegrafi/