Riqui Puig llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës në vitet e fundit.
Mesfushori qendror kishte bërë debutimin me ekipin e parë vitin e kaluar, por pa pasur hapësirat e duhura.
Ernesto Valverde nuk i dha shumë hapësira, por as tani trajneri i ri Quique Setien edhe pse nuk kanë munguar lëvdatat për të.
“Ju i njihni lojtarët kur i shihni çdo ditë. Puig bën shumë gjëra të mira, por edhe duhet të përmirësohet në shumë gjëra”.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe me shumë cilësi, por që edhe punon shumë për të bërë gjëra të mëdha”, deklaroi ditë më parë Setien.
Mirëpo mesfushori i talentuar ka zhvilluar vetëm tri ndeshje me ekipin e parë këtë edicion dhe ai e di se janë pakë.
20-vjeçari ka vendosur të largohet në huazim dhe Barcelona ka mirëpritur kërkesën e tij pasi dëshiron që lojtari të rritet edhe më shumë.
E përditshmja katalunase Sport ka zbuluar tri skuadrat spanjolle Real Betis, Celta Vigo dhe Granada që e duan huazimin e lojtarit.
Por opsioni më interesant për të mbetet kampionati holandez ku Ajax Amsterdam ka shprehur interesim për të.
Barcelona është e gatshme ta dërgojë talentin e saj në Ajax, por vetëm me një klauzolë ku parashihen një numër i ndeshjeve se sa do të luaj Puig. /Telegrafi/