Ivan Rakitic pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Barcelona.
Gjiganti katalunas nuk llogarit në shërbimet e kroatit për edicionin e ardhshëm dhe tanimë ai është në shitje.
Ka qenë e përditshmja katalunase Mundo Deportivo që ka njoftuar se Barcelona e ka nxjerrë në shitje Rakiticin.
Megjithatë katalunasit i kanë vendosur një çmim të ulët prej vetëm 10 milionë euro yllit të tyre.
Rakitic nuk dëshiron të mbetet në bankë dhe tanimë po bisedon me skuadrat e interesuara për të.
E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në La Liga ose në kampionatin anglez Ligën Premier.
Sevilla dhe Arsenal janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe menaxheri i kroatit tanimë po bisedon me dy klubet.
32-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e menjëhershëm të Rakitic, pasi spanjolli dëshiron që t’i shtojë repartit të mesfushës një lojtar me përvojë të madhe si kroati.
Rakitic nuk dëshiron të humbas kohë dhe ai pritet që të vendos për klubin e tij të ri brenda kësaj jave. /Telegrafi/