Telegrafi

Barcelona tërhiqet nga gara për Kessie

(Foto: Instagram/franckkessie)

Barcelona është tërhequr nga gara shërbimet e Franck Kessie për shkak të kërkesave ekonomike të lojtarit – njofton Diario Sport.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe nuk është i interesuar që ta vazhdojë qëndrimin te Milani.

Sipas njoftimeve në mediat italiane, mesfushori kërkon pagë ndërmjet tetë dhe nëntë milionë euro, derisa Rossonerët nuk mund t’i ofrojnë më shumë se gjashtë milionë euro plus shtesat.

(Foto: Instagram/franckkessie)

Klubet të ndryshme kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin, në mesin e të cilëve edhe Blaugranët, por duket se ata janë tërhequr.

Lexo po ashtu Kessie do të hapë bisedimet me Barcelonën

Kërkesat e Kessie janë përshkruar si ‘të tepruara’ dhe Barcelona nuk mund t’i përballë për shkak të problemeve financiare. Katalunasit i kanë ofruar yllit nga Bregu i Fildishtë pesë milionë euro në sezon, por ai e ka refuzuar këtë ofertë.

Klubet nga Liga Premier, Juventusi dhe Interi janë dnër ekipet që i duan shërbimet e tij. /Telegrafi/