Telegrafi

Barcelona tenton transferimin e Rudigerit nga Chelsea

Antonio Rudiger nuk është në planet e Frank Lampardit dhe pritet që në janar të shitet.

Mbrojtësi gjerman ka humbur vendin e tij te Chelsea, që nga ardhja e Thiago Silvas në afatin kalimtar të verës si transferim i lirë.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Barcelona është e interesuar që të transferojë Rudigerin qysh në afatin kalimtar dimëror.

Gjiganti i La Ligës e di se Eric Garcia është vështirë për t’u transferuar nga Manchester City, për shkak të vlerës së tij të lartë.

Por, një gjë e tillë nuk është edhe me Rudigerin që mund të kalojë në Camp Nou për shumën e 20 milionë eurove.

Në listën e Barcelonës është edhe Shkodran Mustafi i Arsenalit dhe Joel Matip i Liverpoolit, për të forcuar kështu fazën defanzive. /Telegrafi/