Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, pritet të largohet në verë nga Barcelona nesë një skuadër bënë ofertën e duhur.
Rakitic ka mbush tashmë 31 vjet dhe niveli i tij nuk ka qenë si ai i viteve të kaluara.
Forma e tij në rënie dhe ardhja e holandezit Frenkie de Jong po kërcënojnë të ardhmen e Rakiticit te Barcelona.
Manchester Unitedi ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje për Rakiticin, ashtu edhe klubi italian Interi.
Sipas mediumit SER Catalunya, Ernesto Valverde do të ishte i përgatitur të shiste mesfushorin kroat nëse një klub i interesuar bën ofertë të duhur. /Telegrafi/