Barcelona tashmë po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm edhe pse nuk do të ketë shumë transferime, pritet që ato të formojnë sulmin më eksploziv që ka parë bota e futbollit.
Teksa ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, pritet që Josep Maria Bartomeu të zgjidhë klauzolën e Antonine Griezmannit dhe të sjellë francezin në Camp Nou.
Ky është një mendim i frikshëm për pjesën tjetër të ekipeve në La Liga teksa kampionët tashmë e kanë Lionel Messin, Luis Suarezin, Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen.
Griezmann ka shënuar 124 gola në të gjitha garat në pesë vitet e kaluara dhe transferimi i tij mund ta bëjë Barcelonën me tri prej top golashënuesve të sezonit aktual në La Liga, Griezmann, Messi dhe Suaerz.
Statistikat e Dembeles nuk janë në nivel të lartë këtë sezon, por ja vlen që të mos harrojmë se ai ka qenë i lënduar për pjesën më të madhe të sezonit dhe nuk ka startuar në shumë ndeshje.
Ai pritet të bëjë një hap para sezonin e ardhshëm dhe do të jetë në skuadrën e parë, edhe pse një huazim po ashtu po mendohet për të.
Me një sulm kaq të fortë, presioni në Dembelen duhet të reduktohet, i cili u konsiderua si zëvëndësues i Neymarit, e tash këtë presion do ta marrin përsipër Coutinho dhe Griezmann.
Natyrisht se do të ketë koston e vet një sulm i tillë me Barcelonën që do të bëjë gati 461 milionë euro për të shpenzuar për dy francezët, brazilianin dhe uruguaianin (përfshihen rinovimet e kontratave).
Klubi katalanas poa shtu ka shpenzuar 30 milionë euro në sulmuesin rezervë Paco Alcacer dy vjet më parë dhe do të tentojë që të fitojë prej tij këtë verë edhe pse kjo nuk do të bëjë diferencën në shpenzimet e mëdha që do t’i bëjë klubi katalanas. /Telegrafi/