Barcelona është duke shpresuar që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.
Jo se skuadra katalunase po tenton të transferojë yllin portugez, por që të shesë Antoine Griezmannin te Zonja e Vjetër.
Blaugranasit nuk llogarisin më në francezin dhe duan të heqin dorë nga paga e tij e lartë, derisa Juventusi e do transferimin e tij.
Por, për të realizuar këtë marrëveshje, skuadra italiane fillimisht nuk dëshiron të heq dorë nga Ronaldo, me këtë të fundit që lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain.
Nëse skuadra franceze do bëjë marrëveshje me 36-vjeçarin, atëherë Juventusi do e kërkonte një zëvendësues për të.
Kështu, Griezmann mund të kalonte te Juventusi për një shumë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/