Telegrafi

Barcelona seriozisht mendon për Allegrin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është duke e marrë në konsideratë të marr ‘timonin’ e Barcelonës.

Luis Enrique ka treguar së në fund të kampionatit do të largohet dhe tashmë klubi është duke kërkuar një zëvendësim për të.

Sipas Mundo Deportivo, trajneri Bianconeri është në listën e ngushtë që përbëhet nga emra si Ronald Koeman e Jurgen Klopp.

Nuk përjashtohet as mundësia e Jorge Sampaoli dhe Ernesto Valverdes.

I pari ka më shumë mundësi pasi pëlqehet shumë edhe nga Lionel Messi. /Telegrafi/