Barcelona e ka vënë Antoine Griezmannin në tregun e transferime, duke kërkuar 100 milionë euro nga shitja e tij në afatin e verës.
Sipas Diario Sport, Blaugranasit kanë vendosur që të sakrifikojnë sulmuesin francez, në mënyrë që ta blejnë Lautaro Martinezin.
Fituesi i Kupës së Botës pritet të largohet nga Camp Nou pas vetëm një viti, atëherë kur kompletoi transferimin nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.
Griezmann ka shënuar 14 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën katalunase, mirëpo nuk po përshtatet në sistemin e tyre.
Paris Saint-Germain, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal thuhet se janë në garë për të transferuar Griezmannin nga Barcelona.
Në anën tjetër, Lautaro Martinez ka një klauzolë 111 milionë euro, mirëpo Interi shpreson të fitojë më shumë. /Telegrafi/