Gjiganti spanjoll, Barcelona i është bashkuar interesimit në sulmuesin e talentuar gjerman të RB Leipzigut, Timo Werner.
Talenti gjerman ka pasur një sezon fantastik vitin e kaluar duke shënuar shumë gola dhe dhuruar asistime për bashkëlojtarët.
Ndeshjet e mira të tij bënë që Werner të ftohet nga kombëtarja e Gjermanisë, ndërsa skuadra të mëdha si Liverpooli dhe Real Madridi i vunë pas tij.
Sipas El Mundo Deportivo, Barça është gjithashtu e interesuar, pasi ka shtuar Wernerin në një listë të ngushtë të sulmuesve, pasi kërkojnë të mbulojnë Luis Suarezin.
Werner, nga ana e tij, nuk ka fshehur një dëshirë për të kaluar në një fazë më të madhe të jetës, ndoshta në një klub më të madh.
“Unë jam i lumtur në Leipzig dhe kur jam në fushë mendoj vetëm për Leipzig”.
“Tani për tani nuk po mendoj për Real Madridin apo ndonjë klub tjetër, por natyrisht më bën të lumtur të lexoj se Real Madridi është i interesuar për mua”.
“Do të ishte një gënjeshtër të thuhet se nuk më intereson”, ka thënë më parë këtë muaj Werner. /Telegrafi/