Barcelona thuhet se është gati të bëjë një veprim të vonshëm për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud, i cili pëlqehet shumë nga Interi.
Reprezentuesi 33-vjeçar i Francës pritet që të largohet nga Chelsea këtë muaj, me Interin që konsiderohet si favorit për nënshkrimin e tij.
Në të vërtetë, të dy drejtorët e Interit, Piero Ausilio dhe Beppe Marotta kanë njoftuar publikisht që janë të interesuar për Giroud.
Sidoqoftë, gazeta spanjolle Mundo Deportivo raporton se Barcelona po hyn në betejë pasi humbi Luis Suarezin për katër muaj pas operacionit në gju.
Barcelona po kërkon mbulim afatshkurtër në vijën e sulmit me një lojtar të gatshëm dhe drejtuesit e klubit besojnë se Giroud mund t’i përshtatet faturës.
Chelsea po kërkon rreth 10 milionë për të lënë të lirë shtatlartin francez. /Telegrafi/