Telegrafi

Barcelona rikthen përsëri interesimin për Lautaro Martinezin

Barcelona përsëri është e lidhur me një transferim veror për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh.

Interesi i Barcelonës për përfaqësuesin e Argjentinës nuk ka qenë kurrë sekret dhe u hodh poshtë haptas nga drejtuesit e Nerazzurrëve për dy vjet.

Rrethanat në të dy klubet tani kanë ndryshuar, pasi Barcelona është nën një President të ri dhe Bordin e Drejtorëve.

Lexo po ashtu Interi ka refuzuar oferta të mëdha nga gjigantët evropianë për gjashtë yje të ekipit

Ndërkohë, pronarët e Interit, Suning Group po kërkojnë investitorë të rinj për të ndihmuar të vënë fonde të reja në klub.

Sipas mediumit Rac1 në Spanjë, do të jetë një tjetër verë intrigash me Barçën që do përpiqet të transferojë Martinezin në Camp Nou.

Lexo po ashtu Legjenda e Juventusit, Trezeguet: Lautaro dhe Lukaku dyshja më e fortë në Serie A

Zgjedhja e parë e Barcelonës do të ishte Erling Haaland, por sulmuesi i Borussia Dortmundit është në shënjestër e çdo klubi të madh në Evropë.

Lautaro është 23 vjeç dhe klauzola e tij e lirimit prej 111 milionë eurosh është e vlefshme vetëm për disa javë në korrik. /Telegrafi/