Telegrafi

Barcelona refuzon të heqë dorë nga planet për transferimin e Bernardo Silvas

Klubi katalunas, Barcelona nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva.

Pavarësisht paralajmërimeve nga presidenti i La Liga, Javier Tebas për çdo shpenzim të planifikuar të verës, Barça mbetet e interesuar për Bernardon.

Sipas gazetës Sport, Barcelona do të bëjë një lëvizje për portugezin në fund të sezonit, duke e ditur që City është i gatshëm ta shesë.

Lexo po ashtu Man City është gati ta lejojë largimin e Bernardo Silvas, Barcelona 'fërkon duart'

Megjithatë, vlerësimi prej 65 milionë eurosh i Cityt konsiderohet si shumë lartë nga klubi nga Camp Nou.

Marrëveshja e Bernardos me klubin nga Etihad zgjat deri në vitin 2025. /Telegrafi/