Telegrafi

Barcelona refuzon dy gjigantët evropianë për mbrojtësin Alejandro Balde

Alejandro Bale është zbulimi i këtij fillim sezoni te gjiganti katalunas Barcelona.

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer nën urdhrat e Xavi Hernandez duke bërë që të luaj para Jordi Albas apo Marcos Alonsos.

18-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje ku ka asistuar në tre gola dhe ka shfaqur lojë shumë të mirë në aspektin defensivë.

Duke parë cilësinë e tij dhe të ardhmen e ndritur, Interi ka kontaktuar Barcelonën për të kërkuar informacione për mbrojtësin e ri.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona megjithatë i ka bërë me dije Neroazzurëve se Balde nuk është në shitje pasi besojnë shumë në të për të ardhmen.

Balde është produkt i La Masias dhe Xavi po e vlerëson jashtëzakonisht shumë spanjollin e talentuar.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Chelsea duke kontaktuar katalunasit, por edhe londinezët kanë marrë përgjigje negative.

Drejtuesit e klubit po përgatitin një kontratë të re për anësorin këmbëshpejtë, ndërsa duket se në janar do të largohet njëri mes Jordi Albas ose Marcos Alonsos nga Camp Nou, pasi pozita e mbrojtësit të krahut të majtë po blindohet nga Balde. /Telegrafi/