Site icon Telegrafi

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus, janë tri klubet që paguajnë më shumë futollistët e tyre – ua kalojnë edhe klubeve të NBA

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë tri klubet që paguajnë më shumë sportistët e tyre, duke i kaluar edhe ata të NBA, sa i përket mesatares së pagave vjetore.

Duke iu referuar asaj që raporton ueb faqja e specializuar Sporting Intelligence, paga mesatare vjetore e një futbollisti të Barcelonës kap shifrën e 11,54 milionë eurove.

Kjo shifër vjen pasi lojtarë si Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Gerard Pique e Sergi Busquets që kanë paga shumë të larta.

FC Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Në vendin e dytë me 10,4 milionë euro pagë mesatare qëndron Real Madridit.

Vendin e tretë e zë Juventusi me 9,47 milionë euro, kjo edhe falë efektit Cristaino Ronaldo, pasi vitin e kaluar bardhezinjtë zinin vendin e nëntë.

Juventus . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Pas tre gjigantëve të futbollit evropian, pozicionohen plot shtatë skuadra të NBA, duke filluar nga Portland Trail Blazzer për të vazhduar me Golden State Ëarriors e Orlando Magic.

Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli duhet zbritur në vendin e 12-të, aty ku gjendet Paris Saint Germain me pagë mesatare 8,37 milionë euro i ndjekur nga Manchester City me 8,18 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version