Sergino Dest pritet të jetë ndër futbollistët e parë që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë amerikan u transferua me shumë bujë dy vite më parë te Barcelona, por pa arritur pritshmëritë.
Trajneri katalunas Xavi Hernandez nuk e ka në plane dhe i ka bërë të qartë atij që të gjej skuadër të re.
21-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Drejtuesit e klubit katalunas po punojnë për shitjen e lojtarit edhe pse ofertat për të nuk mungojnë.
Manchester United, Chelsea, Arsenal, Everton dhe Leeds United janë skuadrat e interesuara për transferimin e amerikanit.
Reprezentuesi amerikan pëlqehet edhe nga dy skuadrat italiane Roma e Napoli, por dëshira e tij është të luaj në Angli.
Katalunasit janë gati ta largojnë Destin nga Camp Nou, por që synojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/