Barcelona është një nga ekipet më të fuqishme në botë. Nuk ka dyshim. Për ta vërtetuar janë titujt e shumtë që janë fituar dhe këtë sezon, klubi është në ndjekje të triumfit të trefishtë.
Barcelona e Ernesto Valverdes janë në garë për ta fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.
Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu ia ka vazhduar kontratën trajnerit Ernesto Valverde pasi besimi në të është i madh.
Për vite të tëra, skuadra e parë ka qenë e mbushur me lojtarë yje dhe me nivelet e cilësisë së tillë gjithmonë kërkohen trofe edhe pse jo rrallëherë është e vështirë t’i marrësh.
Tani po punohet për ta rinuar skuadrën. Disa lojtarë të rinj si Arthur, Nelson Semedo dhe Ousmane Dembele kanë ardhur dhe po dalin transferime të qëlluara.
Politika e transferimeve nga klubi katalanas tani është fokusuar në të ardhmen e klubit më shumë se sa në të tashmen.
Ekipi po hulumton tregun për të gjuajtur lojtarë të rinj të cilët në fund mund të zëvendësojnë veteranët.
Bartomeu i ka vetëm edhe dy vjet në presidencë dhe kur të largohet shpreson të ketë përfunduar një ndryshim i gjeneratës në dhomën e veshjes së Camp Nou.
Lionel Messi, i pazëvendësueshëm
Nuk është një lojtar që Barcelona mund të kërkojë një pasues, pasi nuk ka .
Nuk ka një tjetër Lionel Messi në botë dhe klubi e ka ndërmend ta rinovojë kontratën e tij.
Gerard Pique me Matthijs De Ligt
Mbrojtësi qendror katalunas ka luajtur 2.880 minuta këtë vit për klubin e tij, por ai është 32 vjeç.
Djaloshi i Ajaxit ka potencialin të jetë një nga qendër mbrojtësit më të mëdhenj në gjeneratën e ardhshme, dhe në moshën 19 vjeçare, do të ishte një zëvendësim i madh për Piquen.
Thomas Vermaelen me Jean-Clair Todibo
Belgu është 33 vjeç dhe karriera e tij në Barcelonë është shënuar me lëndime, kështu që largimi i tij do të vijë sigurt në fund të sezonit.
I dyti, është 19 vjeç dhe do të arrijë në Camp Nou pasi ka nënshkruar një kontrate deri në vitin 2023.
Jordi Alba dhe Ferland Mendy
Për momentin, pozicioni i majtë nuk ka lojtarë zëvendësues për 29 vjeçin, Alba, i cili mund të përfundojë së shpejti karrierën e tij.
Plus, kontrata e tij zgjat vetëm deri në vitin 2020 me Barcelonën.
Lojtari i Olympique Lyon kërkohet nga klubet e tjera të mëdha duke përfshirë edhe PSG-në dhe në moshën 24 vjeçare, ka potencial të madh për të ardhmen.
Sergio Roberto me Emerson ose Moussa Wague
Skuadra katalanase e ka Nelson Semedon si zëvendësim, por ata do të dëshironin që një lojtar tjetër të përdoret si një mbështetës nëse është e nevojshme.
Emerson pëlqehet, por po ashtu edhe Wague.
Ivan Rakitic dhe Sergio Busquets me Frenkie De Jong dhe Adrien Rabiot
Të dy lojtarët aktualë të Barcelonës janë 30 vjeç dhe e ardhmja e mesfushorit kroat nuk është e qartë. Nëse nuk zëvendësohet siç duhet, thelbi i ekipit është në rrezik.
Bartomeu nxitoi të mbyllte një marrëveshje me holandezin për t’u siguruar që ai do të luante me Blaugranat.
Rabiot, 23 vjeç nuk ka vendosur ende për të ardhmen.
Luis Suarez me Luka Jovic
Uruguaian është 31 vjeç dhe natyrisht, klubi duhet të kërkojë një zëvendësim.
Sulmuesi 21-vjeçar është një nga ata që po merret parasysh dhe shpesh herë është vëzhguar. /Telegrafi/