Site icon Telegrafi

Barcelona po mendon ta huazojë Todibon, shtatë skuadra e duan mbrojtësin francez

Jean Clair Todibo. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Jean-Clair Todibo shihet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur dhe Barcelona e transferoi atë janarin e vitit 2019 nga Toulouse.

Por talenti francez nuk ka pasur shumë hapësira me katalunasit pasi edicionin e kaluar u paraqit në vetëm dy ndeshje.

Situatë aspak më e mira ka qenë edhe këtë vit, ku dy takime nga banka rezervë ka francezi në La Liga si dhe një ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve.

Jean Clair Todibo. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

E pikërisht ndaj Interit, Todibo bëri një ndeshje të jashtëzakonshme duke marrë vlerësime të mëdha.

Barcelona beson shumë në yllin e saj të ri dhe po mendon ta huazojë për të fituar përvojën e duhur.

Mundo Deportivo ka raportuar se për lojtarin janë të interesuara shtatë skuadra për ta marrë në huazim.

Mallorca dhe Celta Vigo e duan në La Liga, ndërsa Milani mbetet favoriti kryesor për huazimin e lojtarit.

Watford,Southampton, Monaco dhe Bayer Leverkusen janë katër skuadrat tjera që duan huazimin e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version