Barcelona po ndryshon strategjinë e tyre të transferimeve dhe po punon për krijimin e një ekipi të mrekullueshëm të ëndrrave – duke kujtuar Galaktikët e famshëm të Real Madridit.
Ylli 27-vjeçar i Paris Saint-Germain, Neymar , mund të ndiqet nga 28-vjeçari Antoine Griezmann dhe të bashkohen me katalunasit këtë verë.
Ylli i Atletico Madridit është gati të nënshkruajë transferimin e tij prej 120 milionë eurove në Camp Nou, pasi klauzola e lirimit të tij u reduktua më 1 korrik.
Edhe Neymar po bën gjithçka që mundet për të detyruar kthimin e tij në Spanjë, duke kërcënuar me bojkot nëse nuk i pranohet dëshira e tij.
Mundo Deportivo pohon se Barcelona po synon jashtëzakonisht shumë këtë verë, duke planifikuar të krijojë ekip të mbushur me yje në të gjitha pozitat.
Gjigantët spanjollë duan të fitojnë gjithçka që munden duke iu bindur rregullave financiare të Fair Play-it.
Kjo është arsyeja pse ata u larguan nga negociatat me Matthijs de Ligt, i cili doli të jetë shumë i shtrenjtë për kampionët e La Ligës.
Edhe pse ata nuk do të kalojnë kufirin për të rikthyer Neymarin, shefat e Barçës shpresojnë që ata të arrijnë një marrëveshje me PSG-në dhe të marrin në konsideratë skenarë të ndryshëm për ta arritur këtë.
Ardhja e yllit të Brazilit do të përfundojë ekipin shumë të ëndërruar të Nou Camp që potencialisht do të mund të konkurronte me Galaktikët e Real Madridit për ekipin më të mirë ndonjëherë në La Liga.
Një skuadër sulmuese me Neymar, Griezmann, Lionel Messi dhe Luis Suarez mund të rrëzonte yjet e Los Blancos: Zinedine Zidane, Luis Figo, Raul, David Beckham dhe Ronaldo.
Përveç kësaj, Ernesto Valverde lehtë mund të riorganizojë ekipin e tij me maestron argjentinasi që është në gjendje të luajë edhe si nëntësh i rremë ose në krah.
Trajneri i Barcelonës mund të lë edhe Suarezin në bankë dhe të vendosë një tjetër mesfushor për të siguruar më shumë balancë në formacionin e tij. /Telegrafi/