Telegrafi

Barcelona po e përgatitë ofertën për transferimin e Bernardo Silvës

Bernardo Silva është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Në fakt gjiganti katalunas prej vitesh tenton transferimin e portugezit, por pa sukses.

Kampioni në fuqi i Spanjës do të mbetet pa Ousmane Dembelen dhe Bernardo Silva është objektivi kryesor i tyre për ta zëvendësuar francezin.

Lexo po ashtu Pesë opsionet e Barcelonës për ta zëvendësuar Dembelen

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se blaugranët po përgatitin një ofertë të detajuar për transferimin e portugezit në Camp Nou.

Oferta e Barcelonës në drejtim të Cityt pritet të jetë 65 milionë euro, ofertë që besohet se do të mjaftojë që kampionët e Evropës ta lënë të lirë të largohet Bernardo Silvan.

Lexo po ashtu Dembele, Cancelo dhe tetë emra të tjerë - kush pritet të transferohet dhe largohet nga Barcelona

Edhe pse te City nuk duan ta lejojnë largimin e lojtarit, dëshira e Silvas është që ta vesh fanellën e Barcelonës.

Lojtari edhe më parë ka shprehur gatishmërinë për tu transferuar në Camp Nou dhe duket se ky është viti i duhur për ta bërë ëndrrën realitet. /Telegrafi/