Barcelona po konsideron një marrëveshje ambicioze duke ofruar tre lojtarë në mënyrë që ta rikthejë ish-yllin e tyre, Neymar, në klub këtë verë.
Blaugranët janë lidhur me një lëvizje për reprezentuesin brazilian përpara sezonit aktual, por refuzuan të paguajnë 200 milionë euro të kërkuara nga PSG.
Sidoqoftë, ekipi francez tani e ka ulur atë tarifë në 150 milionë euro dhe Barca vazhdon të interesohet për një ribashkim para se të fillojë sezoni 2020-21.
Por, sipas Mundo Deportivo, për shkak të presionit financiar të pandemisë së coronavirusit, katalunasit do të kenë buxhet të reduktuar për transferime.
Kjo mund të nënkuptojë se ekipi i Quique Setien do të përpiqet të rinovoj negociatat me PSG-në duke ofruar lojtar plus para për 28-vjeçarin brazilian.
Kampionët e La Ligës thuhet se do t’i ofrojnë PSG-së treshen franceze: Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Ousmane Dembele si pjesë e marrëveshjes.
Todibo aktualisht është në huazim te ekipi nga Bundelisga, Schalke 04, me klubin gjerman që mban një mundësi blerje për mbrojtësin.
Umtiti dhe Dembele kanë pasur një sezon të ndërprerë me dëmtime dhe mund të tundohen nga sfida e futbollit në ekipit e parë të Parisit. /Telegrafi/