Site icon Telegrafi

Barcelona përpilon listën e ngushtë me tre lojtarë si alternativa të Nico Williams – transferimi i njërit duket i pamundur

Barcelona ka vendosur një yll të Liverpoolit dhe një objektiv të transferimit të Arsenalit në listën e tyre të ngushtë me tre lojtarë që shihet si alternativa nëse dështon transferimi i Nico Williams nga Athletic Bilbao.

Nico Williams dukej i sigurt se do t’i bashkohej Barcelonës pasi shijoi një fushatë të shkëlqyer në Euro 2024 me Spanjën në fillim të kësaj vere, por duket sikur ai po qëndron në vendin bask.

Edhe pse sulmuesi anësor 22-vjeçar thuhet se është i hapur për të kaluar në Camp Nou pasi kishte vendosur më parë të qëndrojë në Athletic Bilbao, situata financiare e Barcelonës e ka komplikuar seriozisht situatën.

Javën e kaluar Barcelona kompletoi nënshkrimin prej rreth 60 milionë eurosh të Dani Olmo nga RB Leipzig, por për momentin ata nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme për ta regjistruar atë për të luajtur në La Liga.

Lexo po ashtu Nico Williams ‘konfirmon’ edhe një herë tjetër se nuk do t’i bashkohet Barcelonës

Williams tani duket se do të qëndrojë në Bilbao dhe të hënën zbuloi se ai ka ndryshuar numrin e skuadrës nga 11 në 10.

Pavarësisht nevojës për të shkarkuar lojtarë për të regjistruar të tjerët, Barcelona ende dëshiron të shtojë një sulmues anësor të ri në skuadrën e Hansi Flick.

Sipas gazetarit spanjoll Fernando Polo, gjigantët katalanas janë duke vlerësuar opsionet alternative, me tre kandidatë që dallohen.

 

Njëri prej tyre është ylli i i Liverpoolit, Luis Diaz, i cili iu bashkua klubit anglez nga Porto në janar të 2022 për një tarifë fillestare prej 45 milionë eurosh.

Megjithëse forma e Diaz në Anfield ka qenë e paqartë gjatë dy sezoneve të fundit, ai duket se do të luajë një rol kyç për skuadrën e Arne Slot këtë sezon.

Barça po shikon gjithashtu Kingsley Coman, i cili duket se nuk ka të ardhme te Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit të ri Vincent Kompany.

Anësori francez – i cili është një nga lojtarët më të trofeshëm në histori – ka ende tre vjet të mbetura në kontratën e tij, megjithëse Bayern mund të jetë i hapur për një marrëveshje huazimi.

Arsenali është lidhur me 28-vjeçarin ditët e fundit, me Mikel Arteta që dëshiron të përforcojë skuadrën e tij përpara se të nisë një tjetër sfidë për titullin e Ligës Premier.

Barcelona po konsideron gjithashtu një lëvizje për yllin e Milanit, Rafael Leao, megjithëse ai nënshkroi një kontratë të re verën e kaluar, e vlefshme deri në vitin 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version