Telegrafi

Barcelona përballë Valencias në finalen e Kupës së Mbretit si dhe ndeshjet vendimtare në Serie A mund t’i shikoni në Ipko

Edhe një fundjavë me shumë ndeshje të mëdha në futbollin evropian na pret.

Këtë vikend në futbollin spanjoll do të luhet finalja e Copa del Rey, ku Barcelona do të jetë përballë Valencias.

Katalunasit synojnë që të marrin trofeun e dytë sezonal pas triumfit në La Liga këtë edicion.
Ndërkohë Valencia pasi arriti objektivin duke zënë pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve, kërkon që ta befasoj Barcelonën në finale për ta fituar trofeun pas shumë vitesh.

Ndeshja finale mes Barcelonës dhe Valencias do të zhvillohet në Estadio Benito Villamarin dhe do të transmetohet ekskluzivisht në platformën më atraktive në Kosovë, IPKO dhe kanalin Super Sport Kosova 1.

Interesant pritet të jetë edhe java e fundit në Serie A, ku katër skuadra po luftojnë për dy pozitat e lira që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma do të luajnë ndaj Sassuolos, Spal, Empolit dhe Parmas të dielën.

Adhuruesit e këtyre skuadrave mund t’i shohin ndeshjet në IPKO të dielën ku edhe do të mësohen dy skuadrat e fundit që përfaqësojnë Italinë në Ligën e Kampionëve.

Përveç futbollit spanjoll dhe italian, këtë fundjavë mund t’i shikoni edhe ndeshjet e kampionatit francez si dhe atij shqiptar.

Të premten (sot) në Ipko transmetohet edhe finalja e Digitalb Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Trepçës ’89. /Telegrafi/