Sipas asaj që shkruan Don Balon, Barcelona e ka kthyer mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, si objektivin numër një.
Ata janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro.
Por Barcelona flitet si Liverpoolit ia ka ofruar mundësinë e transferimin te Rafinhas, si pjesë të marrëveshjes për ta ulur çmimin.
Katalunasit nuk janë dorëzuar as për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.
Gjithmonë sipas Don Balon, Arsenali për këtë lojtar i ka kërkuar Barcelonës dyshen Arda Turan dhe Marc Cucurella.
Nëse kjo nuk ndodh kërkesa e Arsenalit është 40 milionë euro për Bellerinin. /Telegrafi/