Telegrafi

Barcelona ofron 85 milionë euro për Skriniarin

Milan Skriniar (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar pëlqehet shumë nga Barcelona, e cila thuhet se është gati t’i shpenzojë 85 milionë euro për shërbimet e tij.

Lëndimi i francezit Samuel Umtiti ka bërë që Barcelona të mendojë për transferimin e një mbrojtësi të ri.

Kështu, gjiganti katalunas thuhet se ka etiketuar yllin e Interit, Skriniar, si zëvendësuesin e Umtitit.

Lexo po ashtu Barcelona ofertë të majme për Skriniarin, Interi e ka refuzuar

Sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane, drejtuesit e klubit nga Camp Nou tashmë janë duke përgatitur ofertën për Skriniarit.

Skriniar është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë në qarkullim (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

Këto media raportojnë se Barcelona ka gati 85 milionë euro për të marrë shërbimet e mbrojtësit sllovak të Interit.

Kjo nuk është diçka risi, pasi drejtuesit e Barcelonës kërkuan Skriniarin edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Skriniar gjithnjë e më afër rinovimit me Interin

Gjatë verës, Barcelona ofroi 60 milionë euro, por kjo ofertë e tyre u refuzua prerazi nga klubi zikaltër, që sheh e sllovakun lider të repartit të mbrojtjes.

Shkaku i këtyre interesimeve nga skuadrat e mëdha, drejtuesit e Interit janë duke u takuar vazhdimisht me agjentin e Skriniarit, për të shikuar rinovimin e kontratës. /Telegrafi/