Site icon Telegrafi

Barcelona ofron 120 milionë euro për Dybalan ose 90 milionë plus njërin nga tre mesfushorët e skuadrës

Barcelona vazhdon të jetë e lidhur me Paulo Dybala, pasi gazetat italiane pretendojnë se gjigantët spanjoll ofrojnë 120 milionë euro ose oferta tjetër me para plus shërbimet e njërit nga Andres Iniesta, Rafinha ose Andre Gomes.

Me Neymarin që u transferua te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, Blaugranët kanë nevojë për një zëvendësim dhe kanë para për të shpenzuar.

Lexo po ashtu Si mund t’i harxhojë Barcelona 222 milionë euro të fituara nga Neymar - Tre sulmues dhe tre mesfushorë në radarin e katalunasëve (Foto)

Disa sondazhe të tifozëve kanë vënë Dybalan në krye të listës së nënshkrimeve ideale dhe besohet se sulmuesi argjentinas, Lionel Messi po shtyn gjithashtu për transferimin e ‘La Joyas’.

Sipas Corriere dello Sport, Barcelona ofron 120 milionë euro të gatshme ose një shumë prej 90 milionë euro plus Iniestan, i cila tashmë ishte i lidhur me një lëvizje të Juve këtë verë.

Lexo po ashtu Juventusi nuk e shet Dybalan për asnjë çmim

Ndërsa, mediumi tjetër italian, La Gazzetta dello Sport mendon se propozimi i Barcelonës është 120 milionë euro (që mund të rritet deri në 140 milionë euro me tarifa të ndryshme të agjentëve) ose me para të gatshme plus Andre Gomes ose Rafinhan.

Të dy gazetat italiane këmbëngulin se Juventusi po i kundërvihet ofertave dhe synon të mbajë në skuadër yllin e tyre, Dybala.

Barcelona ka më shumë gjasa ti drejtohet Liverpoolit dhe të transferoj ish-yllin e Interit, Philippe Coutinho për rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version